Presidenti Macron paralajmëron qytetarët për vështirësi ekonomike

24 August 2022, 23:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Macron paralajmëron qytetarët për vështirësi
Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar qytetarët se gjatë muajve të ardhshëm do të përballen me  vështirësi ekonomike në vazhdën e luftës në Ukrainë.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit të  tyre të parë  me ministrat e tij pas pushimeve të verës.

Përveç luftës në Ukrainë, Franca gjatë verës është goditur nga thatësira, ​​zjarret dhe stuhitë. Ai tha se qeveria do të nisë gjithashtu planet e shumëpritura për të luftuar ndryshimet klimatike. Macron, i cili fitoi një mandat të dytë presidencial në Prill, por më pas humbi shumicën e tij të përgjithshme në parlament, përballet me një sërë sfidash në muajt e ardhshëm, duke përfshirë bindjen e ligjvënësve hezitues për të miratuar buxhetin e 2023.

Reformat e skemave të pensioneve por edhe të përfitimeve të papunësisë janë gjithashtu në proces e sipër dhe nëse nuk realizohen  mund të shkaktojnë protesta në rrugë.

Një pyetje kyçe  mbetet nëse kufijtë e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit që skadojnë  në fund të vitit do të mbesin njësoj apo do të ndryshojnë.


Video