Makina kalon ‘rastësisht’ në vendin e krimit, policia i vihet pas për vrasjen e 28-vjeçares

24 August 2022, 00:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina kalon ‘rastësisht’ në vendin e krimit, policia i
Vendngjarja

28-vjeçarja Ashley Dale është gjetur e vrarë në oborrin e saj në zonën e Old Swan në Liverpool ditën e diel. Dale ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Hetuesit të cilën po merren me rastin e 28-vjeçares kanë zbuluar nga kamerat e sigurisë se një makinë ka kaluar në atë zonë pak para se të raportohej incidenti.

Familjarët i bënë vajzës nderimet e fundit dhe dënuan vrasjen e pakuptimtë të punonjëses së Këshillit Knowsley. Megjithatë policia nuk mendon se ajo ka qenë shënjestër e vrasjes.

Sipas Sky News, Policia e Merseyside u njoftua pak pas orës 12:44 të së Shtunës dhe e gjeti të renë me plagë të rënda zjarri. Dale u dërgua menjëherë në spital, por vdiq vetëm pak çaste më vonë.

Sipas policisë shkak i vdekjes ka qenë një plagë e vetme zjarri. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se makina ka kaluar në atë zonë rreth orës 12:30 pra 10 minuta para se të raportohej ngjarja.

Oficerët e policisë duan të marrin dëshminë e drejtuesit të automjetit pasi dyshojnë se ai mund të ketë më shumë informacione rreth asaj që ka ndodhur.

Nga kamerat e sigurisë hetuesit kanë parë se në atë zonë kanë kaluar shumë persona afër kohës kur ka ndodhur aksidenti dhe do kërkojnë dëshmitë e tyre për të zbardhur këtë ngjarje tragjike.


Video