Luftonte kundër rusëve, vritet amerikani në Ukrainë

26 August 2022, 23:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luftonte kundër rusëve, vritet amerikani në Ukrainë
Ilustrim

Një shtetas amerikan, i cili po luftonte me ushtrinë ukrainase, ka mbetur i vrarë gjatë bombardimeve ruse. Sipas medieve të huaja, ai kishte shkuar në Ukrainë që të luftonte kundër pushtimit rus.

Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se autoritetet janë në kontakt me familjen e tij dhe po i ofrojnë ndihmë konsullore.
“Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur dhe shënjestrimin e qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e qeverisë ruse”, tha ai.


Video