Rrjedhje amoniaku në një central në Ukrainë, autoritetet thirrje qytetarëve: Strehohuni nën tokë

21 March 2022, 08:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrjedhje amoniaku në një central në Ukrainë, autoritetet
Pamje nga lufta në Ukrainë

Guvernatori i rajonit të Sumy, Dmytro Zhyvytsky bën me dije se një rrjedhje amoniaku është regjistruar në impiantin kimik të Sumykhimprom si pasojë e një sulmi rus.

Avionët e ushtrisë ruse bombarduan në një perimetër 2.5 km rreth centralit kimik, përfshirë fshatrat e Novoselytsya dhe Verkhnya Syrovatka.

Autoritetet këshillojnë banorët e këtyre zonave të tregojnë kujdes dhe nëse ndjejnë aromën e amoniakut, të strehohen nën tokë, ose nëse nuk kanë mundësi të hapin dushin dhe të marrin frymë përmes një lecke të lagur.

Ndërkohë që sipas autoriteteve, banorët e qytetit të Sumy nuk janë të kërcënuar.


Video