Rusia i bombardon në gjumë, rreth 200 ushtarë ukrainas vriten nga predhat

20 March 2022, 18:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia i bombardon në gjumë, rreth 200 ushtarë ukrainas vriten nga

Dhjetëra ushtarë ukrainas dyshohet se janë vrarë pas një sulmi në një kazermë ushtarake të premten.

Rreth 200 ushtarë po flinin në kazermë kur tre raketa ruse goditën bazën në skajin verior të Mykolaiv, tha një burim për BBC. Rreth 57 persona të lënduar po trajtoheshin në spitale, tha një burim tjetër.

Nuk ka shifra zyrtare të viktimave, por raportohet se të paktën 200 ushtarë kanë qenë duke fjetur në kazerma në momentin kur janë goditur nga raketar ruse.

Punonjësit e shpëtimit që po kërkojnë mbi grumbuj gjigantë rrënojash gjetën një të mbijetuar të shtunën - 30 orë pas sulmit.

I mbijetuari u u dërgua me ambulancë drejt qendrës së qytetit.

Megjithatë, temperatura në Mykolaiv mbrëmë ishte minus 6 gradë Celsius dhe ka frikë se mund të mos ketë shumë të mbijetuar.

Vitaly Kim, kreu i administratës rajonale, fajësoi rusët për " sulmin frikacak e të pabesë në një kohë që ushtarët ishin duke fjetur”.

“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, citohet të ketë thënë nga agjencia e lajmeve AFP një ushtar i quajtur Maxim.

Qyteti Mykalaiv ndodhet në jug-perëndim të Ukrainës dhe është në rrugën që të çon në drejtim të Odesas, një tjetër qytet i shënjestruar nga rusët për ta kontrolluar.


Video