Rusia konfirmon vrasjen e oficerit të lartë të flotës në Detin e Zi

20 March 2022, 21:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia konfirmon vrasjen e oficerit të lartë të flotës
Andrei Paly

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq gjatë luftimeve në Mariupol.

Më herët ishte Ukraina që pretendonte se e kishte vrarë. Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur rëndë nga bombardime ruse.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).

Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia - tha në një postim në VK se "Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme... Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët”.

Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev tha në një postim në Telegram se "Andrei Nikolaevich zgjodhi të mbrojë Atdheun si vepër të jetës së tij dhe vdiq për të ardhmen tonë paqësore".

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që shpërthyen me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima - Gjeneralin Andrei Sukhovetsky.


Video