Mblodhën 35 mln dollarë për Ukrainën, Zelensky falenderon dyshen e aktorëve të Hollywood

21 March 2022, 10:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblodhën 35 mln dollarë për Ukrainën, Zelensky falenderon
Zelensky falenderon dyshen e aktorëve të Hollywood

Volodymyr Zelensky presidenti ukrainas ka falenderuar dy aktorët e Hollywood, Mila Kuins dhe Ashton Kutcher, pasi arritën të mblidhnin rreth 35 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët që po largohen nga Ukraina.

Të dielën, presidenti 44-vjeçar ka patur një video-telefonatë me çiftin e famshëm, për të diskutuar punën e tyre. Ndërkohë numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti ukrainas shkroi në “Twitter” fjalë falënderuese për çiftin. Zelensky shprehej se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjen pikëllimit tonë”.

“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në @flexport & @Airbnb, për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën”, shton presidenti i Ukrainës.

 


Video