Macron i pret entuziazmin Ukrainës: Duhen disa dekada për t’u anëtarësuar në BE

9 May 2022, 21:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron i pret entuziazmin Ukrainës: Duhen disa dekada për t’u
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka frenuar entuziazmin e Ukrainës për anëtarësim me procedurë të përshpejtuar për në Bashkimin Europian.

Kreu i Elizesë bën me dije se ndoshta do të duhen disa dekada që Ukraina të bëhet pjesë e Unionit Europian me të drejta të plota.

Megjithatë, Macron deklaron se Ukraina është “tashmë një anëtare e familjes evropiane” për shkak të “luftës dhe guximit” të treguar kundër pushtimit rus.

or ai shton se Ukraina është “tashmë një anëtare” e familjes evropiane për shkak të “luftës” dhe “guximit”.

Macron gjithashtu i tha Parlamentit Europian se shpreson që BE të ecë përpara në pranimin e Ukrainës, ndërkohë që ajo ka plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE.

 


Video