Elon Musk paralajmëron vdekjen e tij: Kënaqësi që u njoha!

9 May 2022, 10:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk paralajmëron vdekjen e tij: Kënaqësi që u njoha!
Në foto: Elon Musk

Një deklaratë e papritur është bërë në rrjetin social Twitter të Elon Musk në orët e fundit. Ai flet për vdekjen e tij në rrethana misterioze dhe iu drejtohet ndjekësve që nëse kjo ndodh, ka qenë kënaqësi që i ka njohur.

“Nëse vdes në rrethana misterioze, ka qenë kënaqësi që ju kam njohur”. Ky postim ka marrë 87.6K retweets, pra është shpërndarë më shumë se 87 mijë herë.

Elon Musk paralajmëron vdekjen e tij: Kënaqësi që u njoha!


A është ky një “eksperiment social” i Musk tani që u bë pronar i rrjetit social Twitter? Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës ‘Forbes’.

Pasuria e tij ka një vlerë neto prej 273,6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.



Video