Nis parada e fitores në “Sheshin e Kuq”, Putin ushtarëve në Ukrainë: Ju po luftoni për sigurinë e Rusisë

9 May 2022, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis parada e fitores në “Sheshin e Kuq”, Putin ushtarëve

Mijëra trupa të armatosura, dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara po “tregojnë forcën” në Sheshin e Kuq, në ditën që shënon fitoren e Rusisë mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Tanket kryesore të betejës T-14 Armata, sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 dhe armë të tjera të nivelit të lartë po ekspozohen në Sheshin e Kuq.

Vladimir Putin në fjalimin e tij në Ditën e Fitores ka uruar fillimisht forcat për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vite më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës , duke thënë: “Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos ketë vujtuar nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.”

Ngjarja do të pasohet nga një marshim civil i quajtur Regjimenti i Pavdekshëm, në të cilin njerëzit mbajnë portretet e të afërmve të tyre që kanë luftuar në luftë.

Parada dhe marshime të ngjashme po zhvillohen në qytete të tjera anembanë Rusisë. Ndërkohë, edhe pse mediat në Rusi nuk e thonë, sipas atyre të Perëndimit, gjatë kësaj ceremonie lideri Vladimir Putin pritet të japë një njoftim të rëndësishëm.

Disa janë të idesë që ai do t’i shpallë luftë në shkallë të gjerë Ukrainës, ndërsa të tjerë, mendojnë se mund të jetë pikënisja e zgjerimit të luftës duke nisur mësymjen edhe në shtetet e tjera, si përshembull në Moldavi.

 


Video