Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
"Vetëm një i çmendur mund të shpresojë të përsërisë 2194 ditët e luftës së Luftës së Dytë Botërore. Ai që po përsërit sot krimet e tmerrshme të regjimit të Hitlerit, duke ndjekur filozofinë e nazistëve dhe duke përsëritur gjithçka që ata bënë, ai është i dënuar. Pse? Sepse është i mallkuar nga miliona paraardhës kur filloi të imitonte vrasësin e tyre. Dhe atëherë do të humbasë gjithçka".
Kështu deklaron presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videon mbi 5 minutëshe të regjistruar me rastin e Ditës së Fitores mbi Nazizmin teksa ecte në qendër të Kievit, pa e përmendur asnjëherë drejtpërdrejt emrin e presidentit rus Vladimir Putin.