Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ambasadori rus në Poloni, Sergey Andreev, është sulmuar me bojë të kuqe teksa po përpiqej të vendoste një kurorë me lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë.
Andreev ishte në shoqërinë e diplomatëve të tjerë dhe gruas së tij.
Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të kryeqytetit polak të dielën për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.
Turma marshoi nga Pallati i Kulturës dhe Shkencës drejt Ambasadës Ruse, duke brohoritur dhe mbajtur parulla në mbështetje të Ukrainës.
Pjesëmarrësit marshuan, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe postera të tillë si “Shpëtoni Azovstalin”, “Stop Putinit”, “Stop Luftës”, “Bëhuni trima si Ukraina”, “Ne mundëm nazizmin – tani do ta mposhtim rusizmin”.
