Lufta e tarifave, Giorgia Meloni takim me Donald Trump javën e ardhshme

8 April 2025, 22:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta e tarifave, Giorgia Meloni takim me Donald Trump javën e ardhshme
Giorgia Meloni dhe Donald Trump

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në datën 17 Prill.

Ky takim mes dy liderve do të mbahet lidhur me tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump.

Sakaq, përballja kokë më kokë e Meloni dhe Trump, do të vendosë nëse do të ketë një marrëveshje midis dy tyre.

Kujtojmë se Meloni ishte një prej atyre që nuk e ka sulmuar Trump-in, madje është shprehur se alarmimi i bërë nga palë të treta është më keq se vetë tarifa. Ajo njoftoi se eksporti i produkteve italiane nuk do të ndalojë drejt SHBA-ve, për shkak se përbën një zë prej 10% në ekonominë e shtetit fqinjë.

Ajo ndërkohë edhe pse nuk e ka sulmuar Trump-in, për Melonin vendimi i administratës amerikane është i gabuar pasi nuk do të favorizojë asnjë prej paleve.

Si do ndikojnë tarifat e SHBA-ve tek konsumatorët

Amerikanët sipas CNN, janë konsumatorët e dytë më të mëdhenj të vajit të ullirit italian. Janë produkte të tilla të cilat do të ndikohen nga tarifat e administratës amerikane, por nuk do të jenë konsumatorët ata të cilët do të ndikohen, të paktën jo për tani.

Prodhuesit e vajit të ullirit eksportojnë në SHBA çdo vit rreth 100 mijë tonë, ndërsa Amerika është partneri i tretë më i madh tregtar i Italisë.

Ata (prodhuesit) janë të shqetësuar se nëse eksportet në SHBA ulen për shkak të mungesës së kërkesave për produktet “Made in Italy”, do u duhen të bëjnë shkurtime. Një gjë e tillë mund të rezultojë në rënie të furnizimit edhe në Itali, duke nënkuptuar se mund të ketë boshatisje në disa rafte të këtyre produkteve.

 

 


Video