Pentagoni po shqyrton tërheqjen e 10 mijë trupave nga Evropa

8 April 2025, 17:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pentagoni po shqyrton tërheqjen e 10 mijë trupave nga Evropa

Zyrtarët e lartë të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e shqyrtojnë një propozim për t’i tërhequr deri në 10 mijë trupa nga Evropa.

Sipas NBC News, kjo do të shkaktojë shqetësim në të dy kontinentet pasi do të forconte pozitat e presidentin rus, Vladimir Putin.

Trupat që janë në shqyrtim për t’u tërhequr janë 20 mijë pjesëtarë të personelit që administrata Biden i dërgoi në vitin 2022 për ta forcuar mbrojtjen e shteteve që kufizohen me Ukrainën, pas pushtimit rus.

Diskutimet e brendshme për zvogëlimin e nivelit të trupave amerikane në Rumani dhe Poloni po ndodhin në një kohë kur presidenti Donald Trump po përpiqet të bindë Putinin të pranojë një armëpushim.

Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në sigurimin e kufirit të jugut dhe kundërshtimin e Kinës.


Video