Anulohet papritur konferenca për shtyp me Trump dhe Netanyahun

7 April 2025, 20:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anulohet papritur konferenca për shtyp me Trump dhe Netanyahun
Donald Trump dhe Benxhamin Netanjahu

Një konferencë për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që do të mbahej këtë mbrëmje është anuluar, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Dy liderët do të vazhdojnë të marrin pyetje në Zyrën Ovale nga një grup më i vogël gazetarësh, shtoi administrata Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk dha ndonjë shpjegim përse u anulua konferenca për shtyp.

Presidenti Trump është nën presion mbi politikën e tij tarifore, e cila ka shkaktuar një tronditje në tregjet globale, dhe Netanyahu përballet me pyetje në lidhje me vrasjen e 15 punonjësve të ndihmës mjekësore nga trupat izraelite në Gaza.

Nëse vizita e Netanyahut do të ketë sukses në uljen ose eliminimin e tarifave të Izraelit, mbetet për t'u parë, por se si do të zhvillohet ajo mund të krijojë terrenin për mënyrën se si liderët e tjerë botërorë përpiqen t'i adresojnë tarifat e reja.

Trump e përshëndeti kryeministrin izraelit me një shtrëngim duarsh të fortë ndërsa ai mbërriti për bisedime.


Video