Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump mesazh amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj! Duroni dhe rezultati do jetë madhështor

7 April 2025, 16:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump mesazh amerikanëve: Mos u tregoni
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve që të jenë “të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm”, pak minuta përpara se bursa e Nju Jorkut të hapej me parashikime për rënie të mëtejshme të mprehta.

“Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë dekada më parë”, tha Trump duke iu referuar reformave të tij tarifore që kanë përmbysur ekonominë globale.

Më tej ai shton “Mos u trego i dobët! Mos u bëj budalla!… Jini të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm, dhe rezultati do të jetë i shkëlqyer!”

Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump mesazh amerikanëve: Mos u tregoni


Video