Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një gjykatë në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm, Huseyin Akkurt, autori i vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Gjykata e Bielefeldit bëri me dije se i akuzuari, bashkë me një person, e kishin planifikuar mirë vrasjen e Nimanit, duke e goditur me 16 plumba.
I dyshuari për bashkëkryerjen e kësaj vrasjeje gjendet në arrati.
Për burgimin e përjetshëm të të dyshuarit pati kërkesë si nga avokati mbrojtës i familjes Nimani, ashtu edhe prej Prokurorisë së Qarkut.
Nimani u vra mbrëmjen e 9 marsit të vitit të kaluar, teksa po dilte nga një restaurant në Bielefeld të Gjermanisë.