
Britania e Madhe thotë se do të ishte e pranueshme që forcat ukrainase të përdorin armë perëndimore për të sulmuar objektivat ushtarakë në tokën ruse.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n për përfshirje në një luftë përmes armatosjes së Ukrainës dhe tha se armët e dorëzuara nga Perëndimi në Ukrainë do të ishin objektiva të drejta për Moskën.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do t'i japë Ukrainës një numër të vogël mjetesh kundërajrore.
Vendet perëndimore kanë dhuruar qindra miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt dhe zyrtarët e NATO-s dhe Bashkimit Europian po takohet në Gjermani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake.
Ajo vjen pasi Rusia ka përqendruar forcat e saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar që raporton se qyteti i Kreminës, në Luhansk ka rënë.
Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulme ndaj objektivave brenda territorit të saj, duke përfshirë një depo nafte në Belgorod, por forcat ukrainase nuk kanë konfirmuar ndonjë sulm.