Elon Musk blen Twitter: Një operacion prej 44 miliardë dollarësh

25 April 2022, 21:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk blen Twitter: Një operacion prej 44 miliardë dollarësh
Elon Musk

Marrëveshja mes Twitter dhe Elon Musk për shitjen e rrjetit social është arritur dhe do të bëhet publik pas mbylljes së bursës së Wall Street. Lajmin e jep Wall Street Journal, duke cituar burime pranë tratativës. Dy palët kanë punuar gjithë natën për të përfunduar marrëveshjen që ka vlerë prej 44 miliardë dollarë.

Musk, i cili e bëri ofertën shokuese më pak se dy javë më parë, ka pohuar se ai është personi i duhur për të “zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm” të firmës së mediave sociale.

Ai bëri thirrje për një sërë ndryshimesh, nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri te zhdukja e llogarive false. Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.

 

 


Video