Lavrov: Ka një rrezik real që të nisë Lufta e Tretë Botërore

25 April 2022, 23:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lavrov: Ka një rrezik real që të nisë Lufta e Tretë
Sergei Lavrov.

Rusia ka paralajmëruar se ka një rrezik real që të nisë Lufta e Tretë Botërore. Paralajmërimin e ka dhënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Një luftë bërthamore është e papranueshme. Rreziqet janë shumë domethënëse dhe ky rrezik nuk duhet nënvlerësuar. Megjithëse ka shumë që janë të gatshëm që e fryjnë artificialisht këtë rrezik”.

Rusia, thekson Lavrov, “dëshiron të vazhdojë negociatat e paqes”.

“Vullneti i mirë ka limitet e veta. Dhe nëse nuk është reciprok, kjo nuk do të kontribuojë në procesin e negocimit”, por “ne do të vazhdojmë ti çojmë përpara negociatat me delegacionin Volodymir Zelensky, dhe kontaktet vazhdojnë”, tha Lavrov për televizionin shtetëror rus.

Ai gjithashtu tha se NATO po hyn në një luftë me Rusinë duke i dërguar vazhdimisht armë Ukrainës.

 


Video