Grushti i shtetit në Turqi, dënohet me burg përjetë filantropi

25 April 2022, 22:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grushti i shtetit në Turqi, dënohet me burg përjetë
Osman Kavala

Një gjykatë në Turqi dënoi me burg përjetë filantropin Osman Kavala, në një çështje të cilën aleatët ndërkombëtar e konsiderojnë të motivuar politikisht.

Osman Kavala deri tani ka kryer 4 vjet pas hekurave pas u dënuar. Ai u shpall fajtor për akuza që e lidhin me protestat kombëtare të vitit 2013 dhe grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.

Kavala i mohon këto akuza dhe shprehet se qeveria me këtë vendim po vret sistemin gjyqësor. Procesi u ndoq drejpërdrejt dhe nga diplomatë perëndimor.

Aktivisti u akuzua për herë të parë për orkestrimin dhe financimin e protestave antiqeveritare të vitit 2013, por ato ranë. Më vonë, ai e pa veten të futej në listën e organizatorëve të grushtit të shtetit të vitit 2016, ku mijëra njerëz u arrestuan dhe humbën vendet e tyre të punës.


Video