Finlanda kërkon të hyjë në NATO, kryeministrja 36-vjeçare tregon forcën duke bërë paralele

25 April 2022, 22:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Finlanda kërkon të hyjë në NATO, kryeministrja

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin deklaroi më 13 prill se vendi i saj do të vendosë në javët e ardhshme nëse do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.

E ndoshta për t’u përgatitur për të hyrë në NATO, Sanna Marin është shfaqur në një formë shumë të mirë fizike, ndërsa ka postuar një video në rrjetet sociale teksa bën paralele në hekur tek.


36-vjeçarja Sanna Marin e cila u bë kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019, ndau pamjet me 585,000 ndjekësit  e saj në Instagram ndërsa tregonte forcën e saj.

Finlanda kërkon të hyjë në NATO, kryeministrja

Zakonisht e njohur për veshjen e xhaketave të zeza, pamjet tregojnë politikanen të veshur thjesht ndërsa kryen ushtrimet e vështira në paralele që të gjithë do ta kishin zili.


Video