Sekretari i Përgjithshëm i Organizatë së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres do të takohet sot me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
Edhe pse do të jetë një takim “kokë më kokë” mes Guterres dhe Putin, shpresat janë të pakta për një marrëveshje për luftën, pasi më parë ka pasur disa dështime diplomatike.
Bisedimet mes Putinit dhe Guterres pritet të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku, pavarësisht shpalljes së fitores, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin fabrikën e çelikut Azovstal.
Forcat ukrainase thanë më herët se Rusia vazhdon të bllokojë njësitë e saj në uzinë. Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë një korridor humanitar për të evakuuar civilët që strehohen brenda Azovstal.
Shefi i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky.
E ndërsa Guterres do të takohet me Putin, SHBA do të nisë gjithashtu bisedimet e mbrojtjes në lidhje me Ukrainën me 40 vende sot.
Këto bisedime vijnë pasi Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore “është serioz” dhe kritikoi qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.