
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kosovë.
Po jetojmë në një kohë krize, teksa harxhimet e padëshiruara të parave kur ke familje shpesh sjellin konflikt brenda në shtëpi.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në Suharekë.
Një 45-vjeçar me inicialet N.R nga Shiroka e Suharekës është dhunuar pa mëshirë nga gruaja e tij.
Shkak i zënkës mësohet të ketë qenë harxhimi i 25 mijë eurove nga ana e të lënduarit.
Gruaja e 45-vjeçarit nuk e ka pranuar faktin që burri ka harxhuar kaq para dhe ka marrë bishtin e fshesës dhe e ka rrahur, ndërsa nuk është mjaftuar dhe më pas ka marrë furnelën dhe e ka goditur në kokë.
I dhunuari është dërguar në spital ku po merr mjekimin e duhur nga bluzat e bardha, teksa gruaja do të përballet me policinë.