Çfarë bëri Spiropali që meritonte ta përjashtonin nga Partia Soc...
24 Nëntor, 21:14Fokus

Një gazetare ruse, e cila po raportonte nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është vrarë ditën e sotme.
“The Insider” bën me dije se Oksana Baulina po filmonte shkatërrimet në distriktin e Podolskit, kur trupat ruse bombarduan zonën.
Së bashku me të, i vrarë mbeti edhe një civil, ndërkohë që dy persona të tjerë u plagosën.
Baulina ka punuar më parë edhe për Fondacionin Anti-Korrupsion të Alexei Navalnyt dhe u detyrua që të largohej nga Rusia për shkak të bashkëpunimit me aktivistin opozitar të burgosur.