Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Harta e mësipërme e BBC tregon se sa kanë avancuar trupat ruse në Ukrainë në ditën e tretë të ofensivës.
Përparimi më i madh është bërë në rajonin Khersov, mbi Krimenë që Moska e aneksoi në vitin 2014, ndërsa në frontin lindor Rusia nuk kontrollon më shumë se Luhansku e Donetskut, të cilat formalisht i ka nën kontroll që prej 2014-s përmes separatistëve prorusë.
Në veri avancimi nga Bjellorusia është ndalur në portat e Kievit, prej më shumë se 30 orësh, ndërsa në veri-lindje trupat ruse mezi po mbajnë nën kontroll vetëm zonën në kufi me Bjellorusinë, ku mbrojtja ukrainase ishte më pak e përqëndruar.