Aleatët e Putin bëhen qesharakë: Mbështesim Ukrainën, mbështesim Rusinë

26 February 2022, 09:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aleatët e Putin bëhen qesharakë: Mbështesim Ukrainën,

Ofensiva ushtarake e Vladimir Putinit në Ukrainë ka dyzuar edhe vetë aleatët e tij tradicionalë, që sipas ekspertëve në këto ditë të para të konfliktit po mundohen që të justifikojnë aksionin e Moskës, duke e bërë qesharake diplomacinë e vet.

Kina dhe Rusia po përpiqen të ruajnë me sforco balancën jo mes Rusisë dhe Perëndimit, por mes dënimit publik të një agresioni të pashembullt në historinë moderne të Europës për interesat e Rusisë dhe diplomacisë.

Në Beograd, Vuçiç tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por tha se nuk mbështet sanksionet ndaj Moskës.

Në Pekin, e njëjta “muzikë” diplomatike me një gjuhë tjetër u shqiptua. “Respektojmë integritetin territorial të Ukrainës, por të dëgjohen edhe shqetësimet e Rusisë”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme kineze.

Respekti dhe ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial vlen edhe për Ukrainën, ishte një nga pesë pikat e qëndrimit të Kinës për krizën mes Moskës dhe Kievit, të paraqitur nga ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në bisedat telefonike që pati me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ministren e Jashtme britanike Liz Truss dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i Macron.

Pikat e tjera janë kërkesat legjitime të sigurisë së Rusisë, moderimi kundër përshkallëzimit, një zgjidhje diplomatike dhe një jo për rezolutat e OKB-së për përdorimin e forcës dhe sanksioneve, sipas Kapitullit VII.


Video