Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pamje të rënda vijnë nga luftimet e përgjakshme që po zhvillohen në rrugët në periferi të Kievit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtarët rusë po përdorin uniformat e ushtrisë ukrainase për t’u infiltruar më thellë në territor.
Ndërsa një përplasje me armë ka ndodhur në një parking të hapur përballë një kompleksi pallatesh në Obolon në veri të kryeqytetit ukrainas.
Nga pamjet e publikuara shihet si u ekzekutuan dy rusë nga ushtarët ukrainas disa çaste pasi ata vodhën një kamion të ushtrisë ukrainase.
Dy pasagjerët, të maskuar si ushtarë ukrainas hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë, por menjëherë pas kësaj në breshërinë e zjarrit ata u vranë. Më pas një ushtar ukrainas iu afrua dhe konfirmoi vdekjen e tyre.