Frikë nga protestat antiluftë, Rusia kufizon Facebook dhe ngadalëson Twitter

25 February 2022, 21:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Frikë nga protestat antiluftë, Rusia kufizon Facebook dhe

Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Facebook, duke akuzuar rrjetin social për “censurim” të mediave ruse.

Rregullatori shtetëror i komunikimeve Roskomnadzor tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij, agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.

Nick Clegg, nëndrejtor i Meta tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve të katër organizatave mediatike.

Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook. Moska më parë ka ngadalësuar shpejtësinë e Twitter.

Bllokimi i rrjeteve sociale, sipas ekspertëve po bëhet për të frenuar pakënaqësinë në rritje të qytetarëve rusë dhe ndalur protestat e mundshme antiluftë që janë organizuar përmes rrjeteve sociale.


Video