Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Bombardimet ruse janë zhvendosur në kryeqytetin e Ukrainës mbrëmjes e së premtes.
Kryebashkiaku i Kievit, ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Vitali Klitschko deklaroi se 5 shpërthime të fuqishme janë raportuar në kryeqytet, ndërsa disa shpërthime janë dëgjuar pranë një stacioni energjetik në veri të qytetit.
“Shërbimet e emergjencës janë duke vepruar. Po përpiqemi të mësojmë detaje të tjera, tha Klitschko.
Situata në këto momente, pa asnjë ekzagjerim, është kërcënuese për Kievin. Nata do të jetë shumë e vështirë”, shtoi ai.