Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
SHBA dhe BE vendosën që të ngrijnë asetet personale të Presidentit rus, Vladimir Putin për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.
Lëvizja e Perëndimit është e pashembullt, pasi për herë të parë vendoset në këtë listë një udhëheqës rus, por nuk është e vetme.
Lista është “e veçantë” dhe Putin është emri i katërt. Në këtë listë ai gjen “shokët” e tij, si Bashar al-Assad të Sirisë, që u përfshi pas shtypjes së dhunshme të protestave gjatë “Pranverës Arabe”, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un për programin e tij bërthamor dhe Aleksandër Lukashenko po për shtypjen e dhunshme të protestave dhe opozitës në Bjellorusi.
SHBA e quan këtë listë jashtëzakonisht të rrallë dhe shënjestron “despotët” modernë.