
Marina franceze ka kapur një anije mallrash në Kanalin e La Manshit, që kishte për destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.
Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Europian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior francez të Boulogne-Sur-Mer.
“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Baltic Leader’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në Portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën Veriore”, tha zyrtari.
"Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e "Baltic Leader" ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”, vijon njoftimi.
Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin, tha agjencia ruse e lajmeve RIA