Gjykata e Hagës do të hetojë Rusinë për krime lufte në Ukrainë

28 February 2022, 21:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Hagës do të hetojë Rusinë për krime lufte

Gjykata e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, shtoi më tej ai.

Para disa ditësh, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pati paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përballet me krime lufte për pushtimin e Ukrainës.

Gjatë fjalës në parlament, ai tha se “çdokush që dërgon rusë në betejë për të vrarë ukrainas të pafajshëm” duhet të çohet para gjykatës.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për të gjykuar personat e përfshirë në luftë.

Kryeministri britanik gjithashtu e krahasoi rastin e sulmit mbi Ukrainë me luftën në Kosovë.

Ai kujtoi në përfundim të fjalës së tij, fundin e Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq gjatë gjykimit në Hagë.

 


Video