Lufta në Ukrainë, Biden telefonatë me liderët Perëndimorë

28 February 2022, 20:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta në Ukrainë, Biden telefonatë me liderët

BBC raporton se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka biseduar në një telefonatë me aleatët mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pjesë e telefonatës ishin Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau; Presidentja e KE-së, Ursiula Von Der Leyen; Presidenti i KiE, Charles Michel; Presidenti francez, Emmanuel Macron; kancelari Olaf Scholz; Kryeministri i Italisë, Mario Draghi; kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida; Serektari i Përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg; Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda; Presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe kryeministri britanik Boris Johnson.

Deri më tani në media nuk është publikuar ndonjë detaj për bisedat mes liderëve.

Në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti rus Vladimir Putin është angazhuar sot të “pezullojë të gjitha sulmet kundër civilëve dhe ndërtesave, njoftoi pallati presidencial francez, Elysee.

Ndërkohë, në një bisedë telefonike me Macron, Putin u zotua të mbetej në kontakt ditët në vijim për të parandaluar përkeqësimin e situatës, propozuar nga presidenti Macron.

Presidenti Emmanuel Macron i kërkoi Putinit që të ndalojë sulmet kundër civilëve dhe të sigurojë rrugët kryesore në Ukrainë, pika në të cilat presidenti rus “konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u angazhuar”, sipas Elysee.

”Macron përsëriti kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ofensivës ruse kundër Ukrainës dhe ripohoi nevojën për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”, sipas Elysée.

Macron kërkoi ndalimin e të gjitha sulmeve kundër civilëve dhe vendbanimeve, ruajtjen e të gjithë infrastrukturës civile dhe sigurimin e rrugëve, në veçanti të rrugës në jug të Kievit.

“Presidenti Putin ka konfirmuar gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar ndaj këtyre tre pikave”, sipas presidencës franceze.

Emmanuel Macron bëri thirrje gjithashtu për “respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e popullatës civile si dhe dërgimin e ndihmave, në përputhje me rezolutën e sjellë nga Franca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

”Presidenti francez foli gjithashtu me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, disa herë gjatë orëve të fundit”, shtoi presidenca franceze.


Video