Sanksione edhe në hapësirë, ESA ndërpret bashkëpunimin me Roscosmos

28 February 2022, 19:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sanksione edhe në hapësirë, ESA ndërpret bashkëpunimin

Edhe Agjencia Hapësinore Europian, ESA ka vensosur sanksione ndaj Rusisë, duke përjashtuar nga programet e përbashkëta dhe qasja në teknologjinë e fundit të agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos.

“Ne po zbatojmë plotësisht sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga shtetet tona anëtare. Ne jemi duke vlerësuar pasojat në secilin nga programet tona në vazhdim të kryera në bashkëpunim me agjencinë shtetërore ruse të hapësirës Roscosmos dhe i përafrojmë vendimet tona me vendimet e shteteve tona anëtare në koordinim të ngushtë me partnerët industrialë dhe ndërkombëtarë veçanërisht me NASA-n në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”, thuhet në një deklaratë të ESA-s.

ESA është një organizatë ndërqeveritare që drejtohet nga 22 shtetet e saj anëtare. Sanksionet do të thonë se ESA do të riskedulojë disa dërgesa për në hapësirë, të parashikuara me anijen ruse, Soyuz. Për këtë, agjencia do të presë lëshuesit e rinj të saj, Vega-C dhe Ariane 6.

Gjithashtu, ESA do të ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë edhe për programin e përbashkët për të shkuar në Mars, ExoMars.

 


Video