Pas takimit ‘të paqes’, rusët bombardojnë Kievin

28 February 2022, 19:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas takimit ‘të paqes’, rusët bombardojnë Kievin

Pak pas përfundimit të takimit dypalësh në kufi me Bjellorusië, Kievi ushëtiu nga sirenat e alarmit që paralajmëruan bombardime ruse.

Sirenat rikthyen në metro, bodrume e bunkerë banorët e kryqytetit ukrainas.

Korrespodenti i BBC Neës, Clive Myrie thotë se baza e tij e raportimit ishte "tronditur nga zjarri i raketave aty pranë" dhe "dritaret u drodhën" në shpërthimin e tyre më të afërt deri më tani.

Ai thotë se luftimet duket se po i afrohen zemrës së kryeqytetit të Ukrainës.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një videotakim me aleatët për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Thirrjes iu bashkuan kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i Polonisë Presidenti Andrzej Duda, Presidenti rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Nuk kanë dalë ende detaje në lidhje me këtë takim të zhvilluar online.


Video