Rusia përdor armën e ndaluar në Kharkiv (VIDEO)

28 February 2022, 19:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia përdor armën e ndaluar në Kharkiv (VIDEO)

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video sipas të cilës konfirmohet se Rusia ka përdorur dhe armë të ndaluara gjatë sulmit në Ukrainë.

Në video shihen shpërthime të njëpasnjëshme në një zonë rezidenciale të Kharkiv, ku sipas ekspertëve realizohen nga një bombë thërrmuese, armatim ky i ndaluar nga komuniteti ndërkombëtar.

Kharkivi ishte një nga qytetet ku u zhvilluan luftime të ashpra gjatë së dielës, ku në fillim u raportua se qyteti i dytë më i madh në Ukrainë u mor nga rusët, për t’u rikthyer sërish në duart e ushtrisë vendase pas disa orësh.



 


Video