E pabesueshme/ Macron si Nostradamus, parashikoi saktë rezultatin dhe golashënuesit e ndeshjes Francë-Poloni

5 December 2022, 10:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E pabesueshme/ Macron si Nostradamus, parashikoi saktë rezultatin dhe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, jo vetëm parashikoi rezultatin e saktë, fitoren e djeshme të kombëtares së vendit të tij në Kupën e Botës, por gjithashtu emëroi saktësisht të gjithë golashënuesit.

Franca u bë kombëtarja e tretë në Kupën e Botës 2022 që kualifikohet në fazën çerekfinale, pasi mundi Poloninë 3-1. Jo vetëm i ra në “kokë” rezultatit përfundimtar, por gjithashtu parashikoi me saktësi Olivier Giroud, Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski autorë të golave.

Një “Nostradamus” i vërtetë në këtë rast presidenti i Francës, që njihet gjithashtu edhe si tifoz futbolli, si njeriu që ndikoi fort te Mbappe për të qëndruar te PSG dhe udhëhequr kombëtaren e “gjelave”.

Në një intervistë me “Le Parisien” të shtunën, një ditë para ndeshjes me polakët, Macron tha: “Mendoj se do të fitojmë 3-1. Lewandowski do të shënojë një gol, ashtu si Mbappe dhe Giroud, i cili dëshiron të shkruajë historinë”.

Franca e theu ngërçin pak para fundit të pjesës së parë me anë të Giroud, i cili u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombit të tij, përpara se Mbappe “ta vriste” ndeshjen me dy gola në pjesën e dytë, ndërsa Lewandowski shënoi golin e vonë ngushëllues për të tijtë nga pika e bardhë.

Pasi e fituan këtë ndeshje me lehtësi relative, francezët tani do të përballen me Anglinë në raundin tjetër, më 10 dhjetor.


Video