“I pash një mesazh”/ Vrau të dashurën, pendohet i riu shqiptar, avokati zbardh detajet e fundit

4 December 2022, 13:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“I pash një mesazh”/ Vrau të dashurën, pendohet i riu

Autori shqiptar i vrasjes mizore të së dashurës së tij ka mbërritur në Gjykatën e Pireut pak pas orës 10:30 të mëngjesit nën masa të forta sigurie dhe ka qëndruar në zyrën e hetimit për më shumë se 2 orë.

Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, ndërsa avokati i tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar dhe i dërrmuar nga vrasja tragjike.

“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Ka shprehur pendimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse ai ka përdorur apo jo drogë”, tha avokati i autorit, z. Christos Divanidis.

Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se si ai ashtu edhe viktima kanë pasur shpërthime xhelozie dhe se shkak i sherrit fatal që përfundoi në vrasje ka qenë një mesazh që kish parë në celular.

Kujtojmë se pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë.

“Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partneren time. Ajo ka vdekur në shtëpi”, mësohet se i riu ka thënë në polici.

 


Video