Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në ishullin indonezian Java është shpallur alarmi pas shpërthimit të vullkanit Semeru, ndërsa retë e hirit arrijnë pothuajse dy kilometra në atmosferë.
Nga ky shpërthim është paralajmëruar edhe një cunami në Japoni.
Qendra për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Fatkeqësive Gjeologjike ka rritur statusin e rrezikut të malit Semeru nga niveli tre në nivelin e katërt (niveli më i lartë).
“Kjo do të thotë se popullsia është e kërcënuar dhe se aktiviteti i vullkanit është intensifikuar,” tha zëdhënësja e Qendrës Hendra Gunawan për Kompas TV.