"Dita e fitores", Kim Jong Un letër Putinit: Populli rus shkatërroi fashizmin

10 May 2022, 10:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dita e fitores", Kim Jong Un letër Putinit: Populli rus
Në foto: Udhëheqësi Kim Jong Un dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Korea e Veriut ka publikuar ditën e sotme  një letër nga lideri i saj,  Kim Jong Un drejtuar homologut të tij rus Vladimir Putin, duke uruar Rusinë me rastin e festës së saj të Ditës së Fitores.

Ditën e djeshme Rusia festoi dje 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste me një paradë ushtarake masive në Moskë më 9 maj. Putini, i cili më parë ka thënë se pushtimi i Ukrainës ishte i nevojshëm për të ” denazifikuar ” vendin, mbajti një fjalim duke mbrojtur agresionin rus kundër Ukrainës si një përgjigje “e detyruar ” ndaj politikave perëndimore.

“Populli rus arriti një fitore të madhe në luftën e drejtësisë që shkatërroi fashizmin, i cili kërcënoi fatin e njerëzimit, duke treguar heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme”, shkruante Kim në letrën e tij.

 


Video