A ka më shanse për zgjidhje diplomatike të konfliktit Rusi-Ukrainë? Zbardhet biseda Biden-Johnson

14 February 2022, 22:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A ka më shanse për zgjidhje diplomatike të konfliktit

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord se ka ende një “dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës”.

Ky qëndrim u shpreh gjatë një bisede 40 minutëshe telefonike sot mes dy liderëve, raporton BBC.

Sipas një deklarate të Downing Street, udhëheqësit thanë gjithashtu se një pushtim do të rezultonte në një “krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të mëdha si për Rusinë ashtu edhe për botën”.

Johnson dhe Biden përsëritën gjithashtu nevojën që vendet evropiane të pakësojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

Biden dhe Johnson u përqendruan gjithashtu në nevojën që fuqitë perëndimore të qëndrojnë të bashkuara përballë kërcënimeve ruse dhe iu referuan sanksioneve kundër Moskës në rast të një përshkallëzimi të mprehtë të krizës.

 

 


Video