Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kievi ka kërkuar një takim me Moskën dhe anëtarë të tjerë të OSBE-së brenda 48 orëve të ardhshme për të diskutuar grumbullimin e trupave ruse në kufi.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha se Rusia deri më tani ka injoruar çdo kërkesë zyrtare për të shpjeguar përqendrimin e forcave pranë kufijve të vendit.
Sipas Konventës së Vienës, ku Rusia është pjesë, anëtarët e OSBE mund të kërkojnë informacion mbi aktivitet ushatarke të një anëtari tjetër.
Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur planet për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë ushtarë pranë kufirit me të.