Johnson: Provat janë të qarta, Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës

14 February 2022, 14:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Johnson: Provat janë të qarta, Rusia po planifikon pushtimin e

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar sot për mediat se Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë “provat janë shumë të qarta”.

 Gjatë një vizite në Skoci,  Johnson tha kjo është një "një situatë shumë, shumë e rrezikshme dhe e vështirë", por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet".

Ai bëri thirrje për më shumë dialog dhe i kërkoi Rusisë të shmangë një pushtim "katastrofik".

Johnson gjithashtu shtoi se Perëndimi duhet të jetë i bashkuar kundër agresionit rus.

 “Është shumë, shumë e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar, veçanërisht që NATO e ka bërë këtë. Ka qenë shumë inkurajuese të shohësh mënyrën se si vendet janë bashkuar", tha ai.


Video