SHBA shton flotën e avionëve luftarakë në Europë

14 February 2022, 19:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA shton flotën e avionëve luftarakë në Europë
Një avion luftarak amerikan F15

Tetë avionë të tjerë luftarakë amerikanë F-15 mbërritën këtë të hënë në Poloni për të marrë pjesë në patrullimin ajror të NATO-s mes shenjave të vazhdueshme të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Më shumë avionë amerikanë F-15 zbarkuan sot në bazën në Lask”, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak.

"Tetë avionë u bashkohen atyre që erdhën në Poloni javën e kaluar", shtoi ai.

Gjatë fundjavës, zyrtarët amerikanë thanë se 3000 ushtarë të tjerë amerikanë do të dërgoheshin në Poloni në ditët në vijim.

Rreth dy të tretat e ose rreth 1700 trupa amerikane kanë mbërritur tashmë në Poloni.


Video