Gjykata e Lartë ka vlerësuar se Gjykata e Tiranës është kompetente për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut Erion Veliaj kundër vendimit të prokurorisë për të mos nisur hetimet për kallëzimin e tij ndaj “Nesti Angonit”.
Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 8 maj 2026 për mosfillimin e procedimit penal.
Kryebashkiaku kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore për çështjen.
Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit nisi procedimi penal ndaj tij.
Sipas verifikimeve, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.
Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet.