Frident Kuqi dhe Halil Gashi fitojnë ankandin 62 milionë USD për...
26 October, 22:13Fokus

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për më 3 nëntor, në orën 10:30, pasi avokatët e caktuar nga skema e ndihmës juridike falas refuzuan ta mbrojnë, duke iu bashkuar bojkotit të Dhomës së Avokatisë.
Bojkoti, që ka nisur më 8 shtator, lidhet me kundërshtimin e rregullores së GJKKO-së, të cilën avokatët pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit dhe të drejtat e mbrojtjes.
Veliaj ka kërkuar të përfaqësohet vetëm nga avokati i tij, Plarent Ndreca.