Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren para drejtorisë së Policisë!

27 October 2026, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren para

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes pranë Drejtorisë së Policisë në Fier.

Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë, ajo ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Përplasja ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes.


Video