
Deputeti demokrat Gjin Gjoni deklaroi se ka përgatitur kallëzim penal për policët që i kanë dalë përpara me shkopinj gome. Ngjarja, sipas tij, ka ndodhur në 12 të natës.
“Policia ka përdorur forma represive, ka kaluar çdo cak. Kjo nuk është polici në komunitet. Është bandë kriminale.
Edhe mua më kanë dalë përpara të veshur civil, në 12 të natës. Erdhën me makina civile, me veshje civile, me shkopinj gome dhe në momentin që më panë, thanë: “Na fal, deputet! Nuk kemi punë me ty”.
Por, mund të mos më njihnin dhe më godisnin. Pse ky terror në rrugët e Tiranës? Vetëm e vetëm që të rrijë Rama në pushtet?
Shqipëria meriton njerëz të tjerë, edhe brenda Partisë Socialiste. Edhe të dalë si në rastin e Serbisë”, tha Gjoni për A2.
Deputeti demokrat shtoi: “Sot kam përgatitur kallëzim penal për atë policin. Do ta depozitoj. Në rast se do dërgohen edhe të tjera, presioni do të rritet edhe më shumë dhe do të dekonspirohen edhe këto veprime makabre”.