Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, por drejtori ARRSH-së, Ami Kozeli e sfidon

26 October 2026, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, por drejtori
Drejtori ARRSH-së, Ami Kozeli duke firmosur një marrëveshje me kompaninë IRD Engineering S.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të administratës, kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, duket se ka vendosur ta sfidojë.

Kozeli publikoi sot në Instagram një marrëveshje me kompaninë e huaj IRD Engineering S.r.l., duke e paraqitur si një marrëveshje të lidhur ditën e sotme.

Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, por drejtori
Postimi i ARRSH-së ditën e sotme për firmosjen e marrëveshjes

Por sipas një vëzhgimi të Vox News, rezulton se kompania e kishte publikuar në profilin e saj në LinkedIn njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjes një javë më parë dhe jo ditën e sotme.

Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, por drejtoriRama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, por drejtoriRama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve, por drejtori

Postimi i kompanisë IRD Engineering S.r në LinkedIn për firmosjen e marrëveshjes një javë më parë

Publikimi i marrëveshjes ditën e sotme, nënkupton se Kozeli nuk i është bindur urdhrit të Ramës për të dhënë dorëheqjen dhe se ai vazhdon të jetë në krye të institucionit.

Sakaq, ARRSH është përmendur ndër vite në çështje dhe hetime që lidhen me dyshime për korrupsion. Disa prej dosjeve që lidhen me këtë institucion janë në hetim nga SPAK, ku mes tyre është vetë Kozeli, siç Vox News ka denoncuar skandale të shumta të këtij institucioni.



Video